Ballina / LIFESTYLE / Kujdes nga këto gjëra, janë plotë bakterje
In Fabric
baktere

Kujdes nga këto gjëra, janë plotë bakterje

Nëse ju shkon mendja te tualeti, harrojeni! Ai nuk përfshihet as në mesin e 20 vendeve më të papastra.

Pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm, ka disa vende, të cilat janë të stërmbushura me baktere, aq sa mund të bëhen edhe mjaft të rrezikshme për shëndetin. Ja nga kush duhet të keni kujdes.

Mbajtësja e furçave të dhëmbëve

Lagështira konstante është vendi ideal për zhvillimin e kërpudhave dhe mykut, kështu që do të ishte mirë që gotën ku mbani furçat, ta pastroni dy herë në javë me ujë dhe sapun.

Enët e ushqimit të kafshëve

Për shkak të ushqimit të mbetur dhe lagështirës konstante, enët e kafshëve janë ndër vendet më të papastra në familje. Disa herë në javë, mbushi këto enë me ujë dhe detergjent, lëri të qëndrojnë ashtu për 15 minuta dhe pastaj shpëlaji me ujë të nxehtë.

Dërrasa e prerjes së perimeve në kuzhinë

Dërrasa e prerjes mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin, ndaj ajo duhet larë çdo natë. Nëse nuk e keni bërë këtë, është koha ta bësh, pasi në këtë dërrasë fshihet një numër i madh i baktereve të rrezikshme, kërpudhave dhe mykut.

Aparatet e kafes

Rezervuari i ujit tek aparatet e kafes është i errët dhe me lagështirë, ndaj dhe është një vend i mirë për zhvillimin dhe shumimin e mikroorganizmave. Përdorimi i uthullës për pastrim, është i mirë për të zgjidhur këtë problem.

Peshqirët

Kujdesi ndaj peshqirëve duhet të jetë maksimal, pasi ato përhapin shumë viruse në shtëpi. Masat që duhet të marrim nuk duhet të jenë vetëm ndaj peshqirëve të kuzhinës, por edhe ndaj atyre të dushit. Peshqiri mund të mbajë lagështirë për një periudhë të gjatë kohore, duke lejuar bakteret që të mbijetojnë.

Sfungjeri i enëve

Sfungjeri i enëve fsheh baktere që përhapen në të gjithë shtëpinë. Bakteret në duar, enë dhe lavaman përfundojnë drejt e në sfungjer dhe kur ka vend të lagësht, ato adhurojnë të rrinë aty. Prandaj, duhet që sfungjeri të ndërrohet sa më shpesh, ose të lahet me klor.

Check Also

pesha

Si të mbani një peshë konstante ndërkohë që luftoni me hormonet?

Ndonjëherë pjesa më e madhe e kileve të tepërta vijnë nga mosbalanca e hormoneve. Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *