Ballina / Shëndet & Fitnes / Kujdes me vitaminën B, mungesa e saj shkakton çrregullime shëndetësore
In Fabric

Kujdes me vitaminën B, mungesa e saj shkakton çrregullime shëndetësore

Folatet dhe acidi folik është një lloj vitamine B që ndihmon trupat tanë për të formuar e riparuar ADN-në dhe për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut.

Folati është i tretshëm në ujë, ndaj nuk mund të ruhet në organizmin e njeriut për një kohë të gjatë, pasi ne e eleminojmë atë përmes urinës.

Kjo do të thotë që ne duhet të “furnizohemi” vazhdimisht me vitaminën B ose brenda disa javëve do të kishim mangësi të theksuara.

Arsyeja kryesore për mungesën e folatit është mungesa e ushqimeve të caktuara në dietë. Simptomat paralajmëruese zakonisht ndahen në dy kategori: simptoma të përgjithshme të mungesës së folatit dhe simptomat që lidhen me aneminë.

Simptoma të mungesës së acidit folik:

1) Dalja e shpeshtë e herpesave në brendësi të gojës dhe gjuhë.

2) Vështirësi në shijimin e ushqimeve (në dallimin e shijeve të ngjashme)

3) Probleme gastrointestinale. Anemia shpesh shoqerohet me probleme të zorrëve.

4) Lodhje e vazhdueshme, dobësi dhe lëkurë të zbehtë.

5) Vështirësi në frymëmarrje ose marramendje.

6) Mungesë përqëndrimi

7) Dhembje e trupit.

Brokoli, lakër brukseli, shpargujt si dhe frutat, agrumet dhe drithërat e fortifikuara të mëngjesit janë burimet më të mira të acidit folik.

Check Also

venat

Lexoni 7 arsye pse ju shfaqen venat

Venat varikoze ose janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *