Ballina / KOSOVA / Kuçi: E drejta ndërkombëtare ka epërsi ndaj ligjeve të Kosovës

Kuçi: E drejta ndërkombëtare ka epërsi ndaj ligjeve të Kosovës

“Sot të drejtat e njeriut, nuk janë vetëm subjekt i mbrojtjes nga autoritetet shtetërore, por është krijuar një sistem i tërë ndërkombëtarë i mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, qoftë për nga aspekti legjislativ ashtu edhe institucional.” ka deklaruar Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në Samitin e Kosovës për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut 2015, të organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës në Prishtinë.

Kuçi ka përmendur dokumentet ndërkombëtare dhe mekanizmat e shumtë, tv cilvt sipas tij “jo vetëm se janë gardian i të drejtave të njeriut të garantuara me konventa dhe traktate të ndryshme, por edhe japin kontribut substancial në zhvillimin evolutiv të këtyre të drejtave”.

“Në aspektin praktik, roli i të Drejtës Ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut është dëshmuar veçanërisht në rastin e Kosovës. Duke kujtuar zhvillimet historike, Kosova në vitin 1998-1999 është përballur me krizë humanitare, ku nuk ka ekzistuar mekanizma ligjorë të brendshëm… E drejta ndërkombëtare, e ka dëshmuar vlefshmërinë e saj mu në atë kohë, duke u ofruar komunitetit ndërkombëtarë jo vetëm mundësinë ligjore por edhe obligimin për të reaguar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”, ka theksuar Kuçi.

Sipas Kuçit edhepse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara e as e Këshillit të Evropës, ajo ka marr përsipri obligime ndërkombëtare.

“Gjatë hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne kemi bërë një veprim, mund të them shumë përparimtarë sa i përket aplikimit të së drejtës ndërkombëtare. Në bazë të nenit 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  “normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.” Që nënkupton se të gjitha normat  dhe standardet në kuadër të konventave dhe pakteve ndërkombëtare që kanë arritur statusin e zakoneve ndërkombëtare, apo statusin e të drejtësjus cogens janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë. Për më shumë këto norma kanë epërsi ndaj të drejtës së brendshme kur ato ndeshen mes vete”, ka shpjeguar Kuçi.

Më pas ai ka përmendur 8 instrumente, që nsipas tij “ë plan të parë mund të duken pak, por si rezultat i aplikueshmërisë së tyre, gjykata në Kosovë janë të obliguara të zbatojnë, përkatësisht të vendosin për rastet e ndryshme në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe trupave të tjera ndërkombëtarë”.

Me lejoni të përfundoj duke konstatuar se, liritë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë ne janë vlera, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera ti mbrojmë me sistemin tonë juridik, ka thënë mes tjerash në Samit Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi./infoglobi.

Provo po ashtu

Prishtina, kosova, bujqesia urbane, co2, climate change

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (8)

Përvojat nga Kenia e New Yorku; Sa paguan Kosova për emetimin e karbonit; A rregullohet …