Ballina / OP./INTERVISTA / Ku shkuam “Ne populli”?
In Fabric
Thomas L. Friedman

Ku shkuam “Ne populli”?

Disa ditë më parë në një konferencë në Montreal, një zotëri kanadez, duke tentuar të kuptoj se çfarë po ndodh, më pyeti: “Çfarë të frikëson më së shumti këto ditë?”

Shkruan:

Pasi pauzova për një sekond sikur të isha spektator që pret se çfarë do të thotë goja ime, thash dy gjëra: “ Kam frikë se po e shohim fundin e “të vërtetës” – thjesht, mungon pajtueshmëria rreth fakteve bazike. Dhe, kam frikë se po bëhemi Suni dhe Shiitë – por duke u quajtur “demokratë” dhe “republikanë”. Sektarianzmi që i shkatërroi shtetet në Lindjen e Mesme, është duke na infektuar edhe ne.

Dikur njerëzit nuk donin që fëmijët e tyre të martohen me dikë nga “ata”, duke ju referuar me “ata” dikujt që i takon një race ose religjioni tjetër (shumë keq). Me “ata” sot i referohemi dikujt të një partie tjetër.

Kur komediani liberal prezantohet me maskë qesharake të Donald Trumpit, dhe kur djali i presidentit, Erick Trump thotë për kundërshtarët demokratë të babait, “Për mua, ata nuk janë njerëz”, atëherë është e qartë se po shkojmë drejt errësirës.

Kur arrita në shtëpi, telefonova mësuesin dhe mikun Dov Seidman, autor i librit “Si” (“How”) dhe drejtor ekzekutiv në LRN, kompani që ndihmon kompanitë dhe liderët të ndërtojnë kulturë etike. Kërkova mendimin e tij për ate se çka po ndodhë?

“Ajo që po përjetojmë është sulm në themelet më bazike të shoqërisë dhe demokracisë – dy shtyllat binjake të së vërtetës dhe besnikërisë,” tha, Seidman. “Ajo që na bënë amerikanë është fakti  që ne u pajtuam që raportet me idealet tona të jenë më të mëdha se vet ne, si dhe të vërtetat për të cilat u pajtuam që janë aq të nënkuptueshme të jenë bazat e udhëtimit tonë të përbashkët drejt një unioni perfekt – si dhe duke respektuar mospajtimet që janë të natyrshme përgjatë rrugëtimit. Ne po ashtu u pajtuam që burimi i autoritetit legjitim që do të na qeverisë të vijë nga “Ne populli”.

Kur nuk ka më “ne”, sepse “ne” nuk kemi më të vërtetë të përbashkët, atëherë nuk ka më autoritet legjitim, dhe nuk ka më bazë unifikuese për bashkësinë tonë, thotë Seidman.

Përgjatë historisë,  ka ndodhur edhe më parë të kemi thyerje të së vërtetës dhe besimit, por kjo duket të jetë veçanërisht e rrezikshme për arsye se po ekzagjerohet nga teknologjia dhe Trumpi.

Rrjetet shoqërore dhe hakimi kibernetik po i mundësojnë ekstremistët të përhapin pezmin dhe lajmet e rrejshme në një shpejtësi dhe hapsirë  që nuk e kemi parë kurrë. “Sot, nuk jemi vetëm të ndarë, siç kemi qenë më parë, sot jemi aktivisht të ndarë – me ndihmën e mjeteve të lira që mundësojnë transmetimin e “të vërtetës” së dikujt duke nënvlerësuar  të vërtetën e tjetrit,” thotë Seidman.

Kjo industri zemërimi, “ose po na dërgon në dhoma ku dëgjohet vetëm zëri por nuk e shohim tjetrin, ose po ngritë një moral të nëpërkëmbur  ndaj tjetrit, aq sa te tjetri nuk e shohim më anën njerëzore e lëre më ta llogarisim si bashkëqytetar me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta.”

Rrjetet shoqërore dhe hakimi po ashtu “na kanë mundësuar të shohim në ngjyra të plota thellësinë e punës së çdo institucioni dhe qëndrimet e atyre që udhëheqin me to,” vuri re Seidman.  “Kjo ka humbur besimin në secilin institucion dhe ka zbehur autoritetin e shumë liderëve, sepse njerëzit nuk pëlqejnë atë që shohin tek ta.”

Me prishjen e të vërtetës së përbashkët dhe humbjen e besimit në lider, tani po përjetojmë një “ krizë të vetë autoritetit”, thotë Seidman, i cili bënë dallimin ndërmjet “autoritetit formal” dhe “autoritetit moral.”

Përderisa sistemi nuk mund të funksionoj pa lider me autoritet formal, ajo që e bënë të funksionojë është se  “liderët që zënë pozitat formale – nga biznesi, politika, arsimi, sporti – kanë autoritet moral. Liderët me autoritet moral e dinë çka të kërkojnë dhe si t’i inspirojnë njerëzit. Ata po ashtu e kuptojnë që autoriteti formal mund të fitohet apo merret, por autoriteti moral duhet patjetër që të fitohet dhe atë çdo ditë dhe në bazë të asaj se si udhëheq. Dhe, ne nuk kemi mjaftë liderë të tillë.”

Në të vërtetë, kemi aq pak sa që kemi harruar se si duken. Liderët me autoritet moral kanë disa gjëra të përbashkëta : ”I besojnë njerëzve me të vërtetën, pavarësisht a kemi të bëjmë me të vërtetë të ndritshme ose të errët. Bëhen të rëndësishëm me vlera, sidomos me përulësi e ndershmëri, ashtu që bëjnë gjërat e duhura, edhe atëherë kur ato janë ndryshe dhe jo populiste. I angazhojnë njerëzit në qëllime të mira dhe në rrugë që ia vlen të përkushtohen.”

Paramendojeni sa larg është Trumpi nga ky definicion. Me Trumpin ne kemi një president i cili përveç që nuk mund të na udhëheq në dalje nga kriza – sepse ka vetëm autoritet formal dhe jo ate moral,  por një president që është çdo ditë në Twitter duke përshpejtuar shkatërrimit e të vërtetës dhe humbjen e besimit në shoqërinë tonë.

E pamë rastin e tillë të zhvillohej në mes të Trumpit dhe James Comey, drejtor i FBI.

Është një proverb, shpjegon Seidman, që thotë: “Më kërko sinqeritet dhe unë të jap besnikëri. Më kërko besnikëri dhe unë të jap sinqeritet.” Por, Trumpi nuk ishte i interesuar në sinqeritetin e Comeyit. Ai deshi vetëm besnikërinë e verbër dhe pa asnjë kusht nga ai – ngase mendonte që autoriteti formal ia lejon të kërkojë këtë.

“Besnikëria e vërtetë nuk mund të detyrohet, ajo vetëm mund të inspirohet” vazhdonte Seidman.

Mjerisht, Trumpi nuk do të përmirësohet dhe as teknologjia nuk do të ngadalësohet. Është thelbësore qe në suaza afatshkurtëra, disa liderë moral të dalin në partinë republikane dhe të  ndalin Trumpin. Por dyshoj që kjo do të ndodhë./ infoglobi

Shqipëroi: Qëndresë Beqiri

Check Also

Fushatë elektorale e mërzitshme? Gjykoni vetë

E lodhur, zvarritëse dhe disi e stilit të vjetër u duket disave fushata elektorale në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *