Ballina / Shkencë / Ku po zhduket liqeni i Oregonit?
liqeni i oregonit, shba

Ku po zhduket liqeni i Oregonit?

Liqeni i Oregonit ! Gjatë pjesë më të madhe të vitit “liqeni i humbur” në shtetin amerikan Oregon duket si cilido tjetër. Mirëpo, çdo dimër, në fundin e tij shfaqet një vrimë, në të cilën fillon të rrjedhë i tërë uji i liqenit

Shkencëtarët supozojnë se është fjala për një korridor nëntokësor, i cili është krijuar me forcimin e llavës. Në të vërtetë, gjatë nxjerrjes së llavës pjesa e jashtme është forcuar, deri sa në brendësi llava e valë vazhdon të rrjedhë.

Kur erupcioni ka përfunduar, dhe e tërë llava ka rrjedhur, korridori është zbrazuar dhe ka mbetur si një lloj shpellë, si kjo në foto.

liqeni i oregonit

Edhe më tej nuk dihet se ku saktësisht po rrjedh liqeni, por dihet sa ky fenomen ndodh tashmë me decenie.

Në fundin e liqenit, si edhe çdo vit paraprak, mund të shihen objekte të ndryshme si pjesë automobilash, motorësh dhe hedhurinash tjera. Ndonëse ka tentime që vrima të mbyllet, shkencëtarët thonë se me këtë do të shkaktoheshin përmbytje në rajonin përreth.-InfoGlobi

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …