fbpx

Ku ngeci dhe ku eci Marrëveshja Kosovë – Serbi

“Një gjë që mbetet brengosëse është se kur paratë janë në pyetje, marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë implementohen shpejtë. Përparim është shënuar me vulat e doganave, pastaj tek marrëveshja për lëvizje të lirë ndërkufitare, por që në fakt këtë lëvizje e bënë mjaftë të shtrenjtë, sidomos për qytetarët e Kosovës, dhe Serbisë, puna e sigurimit që ka kosto të lartë”, thotë Valerie Hopkins nga organizata e Rrjetit të gazetarëve Hulumtues të Ballkanit.

Sipas saj “kur vie puna te marrëveshjet që kanë të bëjnë direkt me jetën e qytetarëve si njohja e diplomave për shembull, marrëveshjet edhe pse janë nënshkruar, implementimi i tyre është gati se zero”.

Këtë prononcim Hopkins e bëri gjatë prezentimit të rezultateve të monitorimit të implementimit të Marrëveshjeve të arritura mes Kosovës e Serbisë, prezentim ky i mbajtur në Beograd.

Pozitive janë cilësuar të arriturat sa i përket lëvizjes ndërkufitare, fushës së energjisë, marrveshjeve që kanë të bëjnë me policinë dhe sigurinë si dhe të atyre në aspektet administrative të librave të amzë dhe regjitrit të qytetarëve.

Ndërkaq, për marrëveshjen në fushën e njohjes se diplomave, fushën e telekomunikacionit, kadastrit dhe çështjeve të drejtësisë, pjesëmarrësit vlerësuan se Marrëveshjet kanë ngecur dhe po implementohen me vështirësi apo nuk po implementohen fare. /infoglobi.