Ballina / Shkencë / Ku kanë ndodhur cunamit më shkatërrues

Ku kanë ndodhur cunamit më shkatërrues

Cunami (tsunami)të përmasave shkatërruese kanë ndodhur vazhdimisht, por gjashtë të mëposhtmit që ua sjell në statistika InfoGlobi, janë ata që nuk do të harrohen kurr.  Janë këta cunamit e kohës së re, që kanë prekur pjesë të ndryshme të planetit tonë gjatë treqind vjetëve të fundit.

1. Japoni

Tërmeti i magnitudës 9.0 shkallë që ka goditur japoninë më 11 Mars të vitit 2011 konsiderohet si tërmeti i katër më i madh në botë. Megjithatë po të ishte vetëm tërmeti numri i vdekjeve do të ishte shumë më i vogël nga ai që u regjistrua atëbotë në Japoni. ” Tërmeti shkaktoi cunamin, e valët e këtij të fundit kanë marrë mbi 20 mijë jetë dhe ka shkatërruar vendbanime të tëra në Japoni”.

2. Oqeani Indian/ Indonezi

Më 26 dhjetor , 2004, tërmetet prej 9.1 dhe 9.3 shkallësh goditën Indonezinë dhe shuan mbi 230,000 jetë njerëzish. Shumica e tyre e pësoi nga valët e cunamit që u ngritën pas tërmeteve. Përndryshe, valët e këtij cunami vdekjeprurës  për kaq shumë, njerëz, kanë përshkuar ujërat e thuaja gjithë globit dhe janë ndier edhe në Skocinë e re dhe në Peru.

3. Alaskë

Shtatë Koriku i vitit 1958 ishte i kobshëm për Lityua Bay në Alaskë, ku tërmeti i magnitudës 8 shkallësh shkaktoi cunamin më të madh të regjistruar ndonjëherë , por për fat pa viktima të mëdha për njerëzimin. Lartvsia e valëve të kvtij cunami ka arritur në 576 metra. Nuk pati viktima sepse ndodhi në lokacion të izoluar dhe thuaja se krejtësisht të pabanuar të Alaskës.

4. Japoni

Tërmeti dhe cunami i shkaktuar nga ai më 15 Qershor 1896, i ka shuar jetë 27 mijë personave në Japoni. Shkatërrimet më të mëdha nga valët 30 metra të larta kanë ndodhur në portin Sanriku të këtij shteti.

5. Java e Sumatra

Tridhjetë e gjashtë mijë të vdekur, ishte epilogu i shpërthimit të Vullkanit Krakatoa , e si pasojë e tij edhe cunami që përfshiu Javën dhe Sumatrën më 27 Gusht të vitit 1883. Raportohet se valët e cunamit ishin aq të mëdha sa kanë nxjerr në breg blloqe të tëra koralesh detare të rënda madje deri në 600 tonë.

6. Lisbone, Portugali

Dridhjet e tokës, tri herë brenda dhjetë minutash në Lisbonë të Portugalisë më 1 Nëntor 1755 shkaktoi cunami e zjarre që u ndien shumë përtej Lisbonës, madje në disa shtete të kontinentit Europian. Lisbona thuaja se u rafshua e tëra kurse në vendet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore kanë humbur jetën rreth 60 mijë vetë./infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Antarktidë: Ajsbergu sa madhësia e Londrës është shkëputur nga blloku i akullit

Një bllok akulli është shkëputur nga Antarktida. Akulli mbulon një sipërfaqe prej 1.636 km katror …