Ballina / KOSOVA / KTV: Policia sekuestron dokumentacion pë rastin Lumezi
Aleksander Lumezi
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi

KTV: Policia sekuestron dokumentacion pë rastin Lumezi

Sipas KTV -se hetuesit e Policisë së Kosovës kanë sekuestruar disa materiale në Arkivin e Shtetit, në kuadër të hetimeve mbi dyshimet për dosjen e manipuluar të provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sidoqoftë, Arkivi i shtetit ka mbajtur disa kopje të disa materialeve të sekuestruara.

Arkivi ka mbajtur një kopje të librit që ka marrë policia me nr. 23, e ku shkruan: Librat e Provimeve për gjyqtarët e Kundërvajtjes. Në të figuron emri i Zimer Krasniqit me vendlindje Prishtinën.

Në librin e fletëparaqitjeve së Judikaturës, aty ku emri i Zymer Krasniqit nga Deçani është mbuluar me atë të Aleksandër Lumezit, është numri rendor 217, anash shkruan 02 , 17 / 10, numri i njëjtë është edhe në dosjen e provimit, ku po ashtu emri i Aleksandër Lumezit është mbi emrin e Zymer Krasniqit.

Një dosje tjetër të Zymer Krasniqit, televizioni nuk ka mundur ta gjejë as te provimet e kundërvajtjes e as të jurisprudencës, e as në atë të për dhënien e provimeve profesionale.

Një dokument tjetër është i shënuar me makinë shkrimi, e në të cilin vërehen qartë ndërhyrje me llak.

Edhe pse është vetëm kopje, aty janë të shënuar emrat e personave që kanë paraqitur provimin për kundërvajtje më 25 dhjetor 1990, e kanë hyrë në provim më 4 janar 1991.

Në numrin rendor 34 është emri i Zimer Krasniqit, aty ku janë renditur ata që e kanë dhënë provimin.

Sidoqoftë, kryeprokurori ka vazhduar të heshtë karshi gjitha të gjeturave të hulumtimit, derisa ka anuluar edhe një vizitë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e paraparë për 11 nëntor.

Ambasada Amerikane ka deklaruar se përgjigja për anulimin e vizitës duhet kërkuar te kryeprokurori, e i ky i fundi nuk u është përgjigjur pyetjeve të dërguara përmes postës elektronike.

 

Check Also

refugjatet_infoglobi

Kaq kosovarë do të riatdhesohen nga Luksemburgu në Kosovë

Çdo i dhjeti refugjat i vendosur në qendrën e grumbullimit të refugjatëve për riatdhesim në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *