Ballina / OP./INTERVISTA / Kthim pas në krizë
kriza

Kthim pas në krizë

Kaosi dhe mungesa e stabilitetit presin prapa derës në Itali, edhe këtë herë kështu duken punët. Nga duhet të vijë fuqia për reforma rrënjësore, kur qeveritë janë tradicionalisht mbi themele të lëkundura?

Berlusconi, Monti, Letta, Renzi, Gentiloni dhe tani, ndoshta për pak muaj, Cottarelli – vetëm lista e kryeministrave italianë në këtë dekadë tregon se ku dallohet ky vend nga vendet e tjera të mëdha të BE. Kaosi dhe mungesa e stabilitetit gjithmonë presin prapa derës, dhe kështu po ndodh edhe në këtë rast.

Nga duhet të vijë fuqia për reforma rrënjësore, kur qeveritë janë mbi themele jashtëzakonisht të lëkundura? Kjo në një kohë kur për Bashkimin Evropian nuk do të ishte situata më e keqe, sikur Italia të ishte një faktor i fortë, i parashikueshëm, i cili të bashkëpunojë në mënyrë të fuqishme për aftësimin e BE për të ardhmen.

Por tani, ky vend po humbet kapitalin ndoshta më të rëndësishëm: besimin. Atë po e gërryejnë rreziqe të reja politike. Po të kemi me të vërtetë një fushatë elektorale në vjeshtë, në të cilën në thelb do të jetë në diskutim e ardhmja evropiane e vendit, zgjedhësit do të ndodhen para një vendimi me rëndësi ekzistenciale. Por panorama evropiane, e cila sapo ishte çelur lehtë, po errësohet që tani.

@Fluidi

Provo po ashtu

SHBA e thellojnë me sanksionet e reja krizën e monedhës turke

SHBA e thellojnë me sanksionet e reja krizën e monedhës turke

Turqia kritikon sanksionet e reja amerikane për çelikun e aluminin turk që importohet në SHBA. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.