Ballina / RAJONI / Kthehet rivaliteti gjeopolitik i fuqive të mëdha në Ballkan
presidenca e bosnjes

Kthehet rivaliteti gjeopolitik i fuqive të mëdha në Ballkan

Ballkani po tërheq interesin e fuqive të huaja. Por disa prej tyre duket se e shohin rajonin më tepër si një gur shahu në lojën e madhe gjeopolitike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jamie Dettmer njofton nga qyteti i Banja Lukës në Bosnje.

Duket një vend i çuditshëm për të ndërtuar një kishë ortodokse të stilit rus, një fshat i largët në mes të këtij rajoni serb gjysmë autonom në Bosnje. Mungesa e mundësive ekonomike ka bërë që vetëm një numër i vogël banorësh të mbetet këtu.

Banori që e ka ndërtuar atë shpreson që tani të vijnë turistë.

Moska e ka inkurajuar ndërtimin e kishës. Ambasadori rus në Bosnje e vizitoi kishën këtë vit, si pjesë e strategjisë së re të influencës së Kremlinit në Ballkan.

Por jo të gjithë mendojnë se roli i Moskës në Ballkan është altruist, apo konstruktiv.

Rusia ka disa ambicie të tjera. Rusia nuk e mbështet rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, një qëndrim që ne e kemi dëgjuar hapur dhe ky është një problem në marrëdhëniet tona”, thotë anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, Sefik Dzaferoviç.

Në një mural thuthet “Krimeja është ruse, Kosova është serbe”. Nacionalistët serbë e shohin Rusinë si aleat të tyre të natyrshëm për shkak të një trashëgimie të përbashkët ortodokse të krishterë dhe sllave.

Moska ka përdorur fuqinë e butë për të nxjerrë në pah lidhjet historike mes Rusisë dhe Sllavëve në Ballkan të cilët janë pjesë e kishës Ortodokse Lindore. Muajin e kaluar Rusia dërgoi klerikët ortodoksë dhe personalitetet e Kremlinit, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, në ceremoninë e përurimit të një kishe të re ruse dhe një qendre kulturore në Banja Lukë.

Në Serbinë fqinje, Rusia ka ndërtuar një qendër ndihmash dhe trajnimi për reagime ndaj fatkeqësive natyrore. Mediat shtetërore ruse kanë transmetuar raporte anti-NATO në gjuhën serbe dhe Kremlini i ka dhënë Beogradit avionë luftarakë MiG të epokës sovjetike.

Diplomatët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, duke penguar një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve 27-vjeçare me Greqinë fqinje, që do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“Konkurrenca gjeopolitike është kthyer me një forcë të madhe në Evropën Juglindore. Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj rolit që Rusia vazhdon të luajë në këtë rajon”, thotë Geoffrey Pyatt, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Greqi.

Perëndimi po investon shumë më tepër në Ballkan sesa Rusia, gati 12 miliardë dollarë në ndihma, investime dhe tregti vetëm nga vendet evropiane. Dhe shumë banorë të Ballkanit janë veçanërisht të interesuar për anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian. Dëshira për anëtarësim në BE është aq e madhe sa që disa politikanë nacionalistë serbë, edhe pse jo të gjithë, e mbështesin këtë.

“Është e natyrshme që Republika Serbe dhe Bosnje-Hercegovina të aspirojnë anëtarësimin në BE”, thotë politikani i sërbëve të Bosnjes, Nikola Saric.

Sondazhet sugjerojnë se përpjekjet e Rusisë në Ballkan nuk janë aq të suksesshme. Sipas një sondazhi të organizatës Gallup, shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor besojnë se ata do të përfitonin nga anëtarësimi i vendeve të tyre në BE.

@Fluidi

Provo po ashtu

papa francesku

Papa Françesku shqiptarëve: Mos u kufizoni në lavdinë e së kaluarës , por …

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.