Ballina / KOSOVA / KSHC: Disa Kolegje ngelën pa akreditim institucionalë. Lexo këtu cilat
studentet

KSHC: Disa Kolegje ngelën pa akreditim institucionalë. Lexo këtu cilat

Mbi rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, me gjashtë vota pro, vendosi që t’ia tërheq akreditimin institucional për vitin akademik 2019-2020 Kolegjit Fama, Kolegjit Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy.

Ekspertët ndërkombëtar kishin rekomanduar për tërheqjen e akreditimit edhe për këto katër kolegje private, krahas 3 universiteteve publike dhe 4 private, të cilave poashtu  nuk u është vazhduar akreditimi institucional për vitin akademik 2019-2020.

Universitetet publike si ai i Mitrovicës, Pejës dhe universiteti i Prizrenit janë universitetet që sivjet nuk do të mund të pranojnë studentë.

Këto vendime janë marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kishin evidentuar një varg parregullësish në këto universitete e kolegje.

Institucionet kanë të drejt ankese.

Sidoqoftë, këto vendime të guximshme hasën në reagime të shumta. Krahas institucioneve që nuk u akredituan reagoi edhe vetë Ministri i Arsimit, e reagoi edhe Kryeministri i Kosovës..

Për vendimin e këshillit shtetëror të cilësisë foli edhe ministri i arsimit, Shyqyri Bytyqi. Ai ndër të tjera tha se ky vendim duhet t’i adresohet qeverisë, pasi qe ai është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019 të këshillit shtetëror të sigurisë. Ky vendim në fakt ishte premtimi që Këshilli i Cilësisë i ka dhënë MASHT-it, se nuk do të marrin vendim pa vendosur për disa paqartësi Agjencia Antikorrupsion. Por sipas Ministrit Bytyqi, Këshilli nuk e mbajti fjalën dhe mori vendim pa përgjigjen e pritur, kështu që rasti do t’i procedohet Qeverisë.

Kundër vendimit për moasakreditimin e tri universiteteve publike, është rreshtuar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Për Kolegjet private ndërkaq, reagime pati vetëm nga vet kolegjet.

Me këto vendime, këto kolegje nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik 2019 – 2020, mirëpo studentët që tashmë janë të përfshirë në programe studimore do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre.

Ndaj vendimeve të KShC-së kolegjet të cilave u është tërhequr akreditimi për vitin akademik 2019-2020 kanë të drejtën e ankesës në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në anën tjetër, Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të ri këtë vit akademik për shkak se nuk i janë nënshtruar vlerësimit institucional nga ana e ekspertëve ndërkombëtar./infoglobi/

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.