Ballina / KOSOVA / Kryhet renovimi i nëntë klinikave të QKUK’së
QKUK

Kryhet renovimi i nëntë klinikave të QKUK’së

Nëntë klinika të QKUK-së kanë marrë pamje tërësisht tjetër pas rinovimit të tyre. Klinika e Stomatologjisë, Ortopedia, Neurologjia, Psikiatria, Ortoprotetika, Infektiva, Fakulteti i Mjekësisë dhe Instituti kanë përfituar nga marrëveshja e Bankës Botërore me Qeverinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili i ka prezantuar pamjet e këtyre objekteve pas ndryshimit.

“Dritare të reja, izolime adekuate, ndriçim optimal, fasada të reja dhe panele solare për nëntë objektet e QKUK-së, që kapin shumën e 2.3 milionë eurove. Sot përuruam fazën e parë të Projektit për Efiçencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, për të cilin Banka Botërore po e mbështetë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet shpenzimeve të reduktuara të energjisë, rinovimit të ndërtesave, me fokus të posaçëm në spitale”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se investimet nëpër spitale do të vazhdojnë deri në shndërrimin e tyre në objekte të denja për shërbime shëndetësore.

@Fluidi

Provo po ashtu

Madeleine Albright

Albright : Krijimi i shteteve etnikisht të pastra, gabim shumë i madh

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një nga mbështetëset më të mëdha të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.