fbpx

Kryeziu: Kurti e Haxhiu do të marrin pjesë në zgjedhje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt.

Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese, për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim.

Prandaj, sipas tij, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një rast dhe çështje specifike. Kemi kërkuar mendimin e saj për pretendimin tonë se Qeveria Hoti është e jashtëligjshme duke qenë se ajo ishte formuar me votën e z.Etem Arifi, i cili, sipas nesh, nuk kishte mandat deputeti sepse paraprakisht ishte i dënuar për një vepër penale me burgim për më shumë se një (1) vit. Gjykata, në këtë rast, ka mundur të bëjë dy gjëra; ta konfirmoj pretendimin tonë apo ta hedhë poshtë. Ajo e ka konfirmuar pretendimin tonë, duke thënë se z.Etem Arifi nuk kishte mandat të deputetit sepse ishte i dënuar me burgim, prandaj edhe qeveria, me votën të cilit ishte formuar, është e jashtëligjshme. Nga ky moment, e ka bërë të qartë se tash e tutje një individ i dënuar me burgim për më shumë se një (1) vjet në tre (3) vjetët e fundit, nuk mund të jetë deputet. Kaq! Pra, përpos shpalljes së Qeverisë si jokushtetuese, ky ka qenë rezultati tjetër nga objekti i shqyrtimit që e ka pasur Gjykata Kushtetuese. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore.

Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.