Kryeziu: Kryeministri Kurti do t’u përgjigjet letrave të presidentit Thaçi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i përgjigjet “me kohë” presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kërkesën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha për REL, se kryeministri Kurti do t’u përgjigjet letrave (kërkesave) të presidentit Thaçi.

Kërkesa e Thaçit, për caktimin e mandatarit për qeverinë e re bazohet në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, më 25 mars në kuvend, prej kur kjo qeveri konsiderohet se është në dorëheqje, përkatësisht në detyrë.

Ndërsa vendi po përballet me krizën shëndetësore me koronavirusin, liderët politikë kanë rritur tensionet në përpjekje për të fituar poena politik për të ardhmen. Reagime të ashpra nga qytetarët ka pasur që nga fillimi I krizës , kur LDK partia që ishte në koalicion në qeverinë e z. Kurti mori iniciativën për mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. Veprimet jo të matura politike të shumë politikanëve në Kosovë, po shihen si papërgjegjësi e madhe në raport me situatën në të cilën gjendet vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.