isa mustafa kryetar i ldk-se

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Kolonelin Ahmet Krasniqi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit. Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit. Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi” thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së “Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore. Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare. Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit, thuhet në komunikatë. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.