cerdhet

Kryetarët në disa komuna kërkojnë që çerdhet të mos hapen sot

Pas vendimit të qeverisë për rihapjen e çerdheve për fëmijët 0-5, kryetarët e disa komunave kërkuan që kjo mos të bëhet sot, kryesisht me arësyetimin se paraprakisht çerdhet duhet të dezinfektohen ose me atë se kanë nevojë për detaje shtesë.

“Në mbledhjen e qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat” ka shkruar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë. Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Pas Ahmetit edhe i pari i Shtimës ka kërkuar nga prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se nesër nuk do hapen çerdhet në këtë komunë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se çerdhja “Rrita Jonë”, duhet të dezinfektohet dhe t’i nënshtrohet procesit të parapërgatitjes.

“Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grup-moshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi që për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur”, ka njoftuar ai.

Ai tutje ka shtuar se për hapjen e tyre, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.