Kryesuesja e Bordit të Telekomit nënshkruan dorëheqjen

Kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri – Berisha, ka nënshkruar dorëheqjen e saj, por ende nuk e ka dorëzuar në pritje të një vendimi të Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kohës.

E kontaktuar nga Koha, Shatri – Berisha, tha se “edhe mund të japë edhe mund të mos japë dorëheqjen, varet nga veprimet”.

Mediat kanë raportuar në vazhdimësi për rrezikun nga kriza në të cilën futej Telekomi, pjesërisht edhe për shkak rritjes së pa kontrolluar të numrit të të punësuarve dhe kontratave të panevojshme për ndërmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.