Derisa pandemia e koronavirusit po ndikon me shpejtësi te njerëzit që gjithnjë e më pak të përdorin para të gatshme, por edhe qeveritë me nervozizëm po vëzhgojnë rritjen e kriptovalutave, siç është Bitcoin ose Libra e paralajmëruar nga Facebook-u, edhe bankat qendrore në të gjithë botën po zhvillojnë versione virtuale …
Lexo më shumëGjykata vendos për Fondin për Teknologji të Hapur
Një gjykatë në Uashington, arriti në përfundimin se veprimet e ndërmarra nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM) kundër bordit të Fondit për Teknologji të Hapur (OTF) janë të pavlefshme. Vendimi i gjykatës erdhi si përgjigje ndaj një padie paraqitur në korrik në lidhje me kontrollin e Fondit. Padia u paraqit nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Uashingtonit në bazë të Ligjit për Korporatat Jofitimprurëse. Fondi për Teknologji të Hapur, një organizatë jofitimprurëse nën mbikqyrjen e USAGM–së, përdor grante federale për të promovuar teknologjitë për lirinë e internetit. Më shumë se 2 miliardë njerëz në mbarë botën përdorin mjete që ajo mbështet, të tilla si aplikacioni i koduar i mesazheve Signal dhe programin Tor përmes së cilit mund të përdorësh internetin në mënyrë anonime. Kongresi i dha OTF–së statusin si organizatë jofitimprurëse vitin e kaluar. Në një nga veprimet e tij të para si shefi ekzekutiv i USAGM–së, agjencia federale që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe rrjetet e tjera, përfshirë OTF–në, Michael Pack shkarkoi drejtuesit e rrjeteve dhe Shefen Ekzekutive të OTF–së Libby Liu dhe zëvendësoi bordet e tyre. Drejtorja dhe nëndrejtorja e Zërit të Amerikës dhanë dorëheqjen dy ditë para se zoti Pack të fillonte detyrën. Vendimi i gjykatës së Uashingtonit të mërkurën thotë se zëvendësimi nga ana e zotit Pack i bordit të drejtorëve të OTF–së ishte i paautorizuar dhe çdo veprim i ndërmarrë nga bordi i ri ishte i pavlefshëm. Në të thuhej se anëtarët e mëparshëm ishin bordi legjitim. USAGM nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Në një kopje të përmbledhjes së vendimit thuhet se sipas rregulloreve të OTF–së, bordi i drejtorëve ka fuqinë të zgjedhë ose të heqë drejtorë dhe të plotësojë vendet e lira në bord. Në vendim thuhet se bordi “nuk votoi për të zgjedhur asnjë nga drejtorët e rinj që zoti Pack u përpoq të emëronte.” Zyra e prokurorit të përgjithshëm Karl Racine, e cila u mor me çështjen, i tha Zërit të Amerikës se vendimi do të siguronte qartësi dhe do të lejonte OTF–në të ecte përpara pa asnjë mëdyshje nëse veprimet e tij ishin të vlefshme. “Është një vendim i fortë,” i tha Zëri i Amerikës Catherine Jackson, drejtore e sektorit të integritetit publik të zyrës së zotit Racine dhe një nga avokatet kryesorë të çështjes. “Unë mendoj se është një vendim i mirë përsa i përket ligjit, që parashikon mekanizmat e organizatave jofitimprurëse për të zgjidhur këto lloj mosmarrëveshjesh. Dhe është shumë e qartë në konfirmimin se bordi i OTF–së është i vlefshëm, dhe bordi që pretendon se ka krijuar USAGM nuk është. Ai siguron një precedent të fortë për OTF–në që të ecë përpara. “ Veprimet e zotit Pack lidhur me OTF–në dhe rrjetet e USAGM–së janë pjesë e proceseve gjyqësore federale, përfshirë një rast që pretendon se agjencia ka shkelur kontratat duke bllokuar 18 milion dollarë në fondet e miratuara nga Kongresi. Në një rast të veçantë, një gjykatë e apelit në Uashington në korrik bllokoi drejtorin ekzekutiv që të vendoste të emëruarit në OTF. “Publiku përfiton kur organizatat jofitimprurëse, përfshirë Fondin për Teknologjinë e Hapur, kanë udhëheqje dhe qeverisje të qartë dhe mund të përmbushin misionet e tyre jofitimprurëse,” tha Prokurori Racine. Prokurori i përgjithshëm është përgjegjës për mbrojtjen e organizatave bamirëse sipas Ligjit për Korporatat Jofitimprurëse, i cili mund të përfshijë kërkesën për urdhra gjykate. Përgjigja e Kryetares së Bordit Kryetarja e Bordit të OTF–së, ish-ambasadorja Karen Kornbluh, tha se vendimi konfirmoi se zoti Pack nuk kishte autorizim të zëvendësonte bordin ose udhëheqjen e OTF–së. “Shpresojmë që kjo të na sjellë një hap më pranë kthimit të fondeve të miratuara nga Kongresi, që USAGM i ka bllokuar OTFsë që janë urgjente – në Bjellorusi, Hong Kong, Iran dhe gjetkë – për të mbështetur përpjekjet e konsolidimit të lirisë dhe demokracisë dhe për të ndihmuar disidentët dhe gazetarët që të komunikojnë të sigurt në vendet e sunduara nga regjimet shtypëse,“ tha zonja Kornbluh në një deklaratë të ndarë me Zërin e Amerikës. Vendimi u mirëprit gjithashtu nga ligjvënësi Chris Murphy, anëtar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “Që nga fillimi, Michael Pack është përpjekur ta kthejë USAGM–në në një degë të Shtëpisë së Bardhë duke zhdukur pavarësinë dhe objektivitetin e saj. Jam i lumtur që vendimi i gjykatës zhvleftësoi përpjekjet e tij për të shpërndarë bordin e Fondit për Teknologjinë e Hapur dhe mbështeti pavarësinë që USAGM dhe paraardhëset e saj kanë mbështetur,” tha Senatori Murphy, një Demokrat nga Konektikati. “Mbrojtja e fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit është thelbësore në një demokraci dhe vendimi i gjykatës i kësaj jave është një hap në drejtimin e duhur për të riparuar dëmin e bërë nga Pack dhe të emëruarit e tjerë pro-Trump,” tha senatori Murphy. Senatori publikoi të premten detaje të legjislacionit të propozuar për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve nga ndërhyrjet politike. Në një njoftim, zyra e tij tha se propozimi erdhi në përgjigje të njoftimeve se zyrtarë në USAGM–së kishin filluar një hetim të motivuar politik ndaj shefit të zyrës së Shtëpisë së Bardhë të Zërit të Amerikës, Steven Herman. …
Lexo më shumëKosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm dhe se ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre. Ai e bëri këtë njoftim në një postim …
Lexo më shumëNjë i vdekur e 137 raste të reja të infektuarish me COVID-19 në Kosovë
Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të dielën se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 137 raste të reja pozitive. Në të njëjtën ditë, janë regjistruar 49 të shëruar. Rastet pozitive janë nga …
Lexo më shumëHoti: Ndalohen tubimet. Kujdes nga koronavirusi!
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, po kërkon kujdes maksimal për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronaviorusit. Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar se nuk do të ketë asnjë tubim publik, derisa ka kërkuar kujdes nëpër shkolla, punë dhe rrugë. “Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë …
Lexo më shumëBelgjika e Franca vendosin orë policore për ta luftuar COVID-19
Në kuadër të përpjekjeve për ta luftuar pandeminë, Franca dhe Belgjika kanë shpallur orë policore. Belgjika këte masë e shqiptoi për të gjithë vendin, kurse Franca për qytetet e saj më të mëdha. Belgjikë Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet për katër …
Lexo më shumëKosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi. Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, …
Lexo më shumëJa kush u emërua në postet e atyre që i shkarkoi Hoti
Kryeministri Avdullah Hoti ka liruar nga detyra drejtorin e ATK’së Ilir Murtezaj dhe u.d. drejtorin e Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka. Por, ai ka emëruar zëvendësit e tyre menjëherë pas këtij vendimi. “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së …
Lexo më shumë2 të vdekur e 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të premten janë regjistruar rekord teste, prej 889 mostrave. Në 24 orët e fundit janë …
Lexo më shumëFMN: Kriza aktuale ekonomike, si asnjë tjetër
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi pas një takimi virtual për “pasiguri të konsiderueshme”, që mund të pengojnë rimëkëmbjem ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se kriza aktuale është “si asnjë tjetër” dhe “kërkon hapa për të mundësuar rimëkëmbje, si asnjë tjetër”. Parashikimi i fundit …
Lexo më shumë