Ballina / KOSOVA / Kryesia mbahet të mërkurën, odiseada me Specialen mbetet pikëpyetje
Kryesia
Ilustrim nga arkivi

Kryesia mbahet të mërkurën, odiseada me Specialen mbetet pikëpyetje

Seanca e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është caktuar për të mërkurën e ardhshme. Njohtimi është publikuar në ueb faqen e Kuvendit, por pa agjendën me pikat e rendit të ditës. 

Seanca e fundit e Kryesisë së Kuvendit u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, në orët e vona të natës së 22 Dhjetorit 2017, kur u tentua të caktohet mbledhja e Kuvendit ku pritej shfuqizimi i Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Por, seanca dështoi ngase pro caktimit të seancës së jashtëzakonshme mbetën vetëm përfaqësuesit e PDK-së, AAK-së dhe Nismës. Pra, seanca e Kuvendit do të caktohej, por kjo nuk ndodhi ngase Kryesia nuk pati kuorumin për ta caktuar ate.

A do të futet në rend të ditës iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizim të Speciales në rendin e ditës së Kryesisë mbetet të shihet. Mediat kanë raportuar se përpjekjet për një gjë të tillë ekzistojnë dhe mund të vazhdojnë, përkundër deklarimeve publike të Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, se një gjë e tillë nuk mund të zhbëhet, dhe përkundër qëndrimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se do të nënshkruaj Projektligjin për shfuqizim të Speciales, nëse ai votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

LEXO: Specialja nuk shfuqizohet, e mbrojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ende nuk ka marr vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, besohet se u ‘penalizua’ për shkak të qëndrimeve të tij kundër demarkacionit me Malin e Zi, si dhe për shkak të mbështetjes së idesë për shfiqizim të Gjykatës Speciale. Ndryshe Haradinaj gjatë javës që po e lëmë pas ka deklaruar se ai ka edhe një pasaportë tjetër, ate të Shqipërisë. Nuk dihet nëse “pasaportë të dytë” kanë edhe liderët e tjerë të Kosovës, por ajo që dihet është se bashkësia ndërkombëtare do t’i izolojë gradualisht ata, pavarësisht se a e kanë apo i kanë dy pasaporta. Izolimi do të ndodhë gradualisht në rast se ata vazhdojnë që me sjelljet e tyre t’i rrezikojnë investimet e saj për ndërtimin e Kosovës në frymën e një shteti ligjor të ndërtuar mbi parime thelbësore demokratike.

Dihet po ashtu, se rreth 2 milionë banorë do të vazhdojnë të jetojnë në një gjendje njejtësie, por me shpresa të shuara se ndryshimet pozitive mund të vijnë shpejt në horizont.  Pra, do të vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Shpresat se regjimi i liberalizimit të vizave do të ndodhë “brenda disa muajsh” do të shuhet përfundimisht, sepse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në rast se politikbërësit e vendimmarrësit vazhdojnë të mbajnë qëndrim kundërshtues me kërkesat dhe qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare, në raport me çështjet e artikuluara qartë prej vitesh.

Demarkacioni, lufta kundër korrupsionit, funksionalizimi dhe bashkëpunimi me Gjykatën Speciale , janë vetë disa nga çështjet ku divergjencat mes vendorëve e ndërkombëtarëve janë më të theksuara se kurdo herë më parë.

 LEXO: ShBA : Mos e shfuqizoni Gjykatën Speciale

@infoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

Ivo Sanader ish kryeminister i kroacise

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg

Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.