Ballina / KOSOVA / Kryesia e LDK-së kërkon tërheqjen e Borovcit dhe Abrashit nga gara
ldk

Kryesia e LDK-së kërkon tërheqjen e Borovcit dhe Abrashit nga gara

Kryesia e LDK-së mori vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në terren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.

“Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kryesisë e udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa, ku u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor.

“Theks i veçantë u është  kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në”.

Provo po ashtu

veseli e pelosi

Takohen Veseli e Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.