Kryeprokurori Ferguson, me padi kundër presidentit Trump

Kryeprokurori i Uashingtonit, Bob Ferguson, është duke përgatitur padinë federale kundër presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Washington, Ferguson la deklaruar se ai do të kërkojë që drejtësia ta shpallë jo kushtetues Vendimin Ekzekutiv të presidentit Trump për kufizimin e hyjres së përkohshme në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe imigrantëve nga shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Ferguson ka thënë se padia do të mbështetet nga deklarata nga Expedia dhe Amazon.com, që do të dëshmojnë për ndikimin ekonomik të urdhrit të Trumpit kundër imigracionit, raporton Seattle Times.

“Ne jemi një vend që bazohet në sundimin e ligjit. Në gjyq, nuk është zëri më i fuqishëm ai që fiton. Është kushtetuta”, ka thënë Ferguson, në një konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ekipi i tij ligjor ka punuar gjatë tërë fundjavës për të përgatitur padinë, e cila do të bëhet gjatë së hënës. Padia e tij do të jetë e para e këtij lloji kundër urdhrit të presidentit, ka thënë Ferguson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!