glauku_konjufca

Kryeparlamentari Konjufca në Bruksel, përfaqëson Kosovën në samit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar dje për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet sot, më 28 janar, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.