Ballina / KOSOVA / Kryeministria keqardhje për mosdije të gazetarëve; Qëndrimi i SHBA-ve për demarkacion
In Fabric
USA Embassy

Kryeministria keqardhje për mosdije të gazetarëve; Qëndrimi i SHBA-ve për demarkacion

Zyra për Komunikim me Publikun e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes reagimit të saj të shpërndarë në media, është prononcuar ndaj shqetësimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për ofendimin që Haradinaj e bëri ndaj tyre në konferencën për shtyp, të mbajtur sot (e mërkure) në Prishtinë.

“Sot pasdite kemi marrë një letër nga AGK, e cila një apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar, e ka konsideruar si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave. Z. Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre, thuhet mes tjerash në sqarim.

Gjatë konferencës për shtyp Haradinaj ka akuzuar gazetarët se janë të padijshëm dhe i ka këshilluar ata që të shkollohen!

I pyetur nga gazetarët se Ambasada Amerikane, sipas raportimeve në media, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i ka quajtur gazetarët të pashkollë.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata”, tha Haradinaj.

E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ka thënë Haradinaj, duke iu drejtuar një gazetareje në konferencën për media.

Mes tjerash ai u tha gazetarëve që të shkojnë e të kryejnë shkollë!

E, sa i përket qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, deri tani nuk ka informacione se ai ka ndryshuar. Duke iu përgjigjur pyetjes së një mediumi vendor për këtë qëndrim, pyetje kjo që iu parashtrua ambasadës pas vendimit të Haradinajt dhe kabinetit qeveritar pë suspendimin e Komisionit pë shenjimin e vijës kufitare, Ambasada e SHBA-ve ka theksuar se :

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi në  vitin 2015, me të cilën asnjëri nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve” .

Më shumë për qëndrimin e SHBA-ve në raport me demarkacionin mund të lexoni edhe në komunikatën e saj, të publikuar në majin e sivjetmë, ku thuhet se :

Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.

Komunikatën e plotë të Ambasadës e gjeni në linkun më poshtë që i referohet komunikatës së publikuar në ueb faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kumtesë e ambasadës së SHBA-së rreth Marrëveshjes për shënimin e kufirit, Maj 8, 2017

 

Check Also

Rasti Medikus: Dy pacientëve u mungon veshka

Mjekja ligjore Carmen Barbu tha në gjykimin e Lutfi Dervishit se dy dëshmitarëve të mbrojtur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *