Kryeministri Rama flet për foton me makarona

Kryeministri Edi Rama është shfaqur të premten mbrëma në emisionin satirik “6 Ditë pa Ermalin”, ku foli edhe për foton duke ngrënë makarona, që qarkullon në internet.

Kreu i qeverisë shpjegon se fotoja është bërë në 1993-shin ose 1994-ën, në Francë, ku Rama kishte shkuar së bashku me një grup shqiptarësh për një festival kulturor. Ai tregon edhe domethënien e kapuçit me shumë ngjyra, të cilin e ka vendosur në shenjë solidarizimi për luftën në Bosnjë.

Ja biseda në studio mes kryeministrit dhe Ermal Mamaqit:

Ermal Mamaqi: Meqë doli kjo foto, doja të bëja një pyetje: në Parlament, kush mbahet që ha më shumë makarona? Po për foton, si ndodhi kështu?

Edi Rama: Kisha fituar ca baste dhe mi dhanë makaronat përnjëherë. Në fakt, kemi qenë në Francë këtu, mund të ketë qenë viti 1993 ose 1994. Ishim një grup i madh shqiptarësh për një festival kulturor në një qytet të vogël. Qyteti mobilizohej për festivalin dhe të gjithë ishin të angazhuar dhe në atë mensën ku shkonim ne për dreka e darka shërbenin disa vajza e djem vullnetarë. Mirëpo sillnin pjata të përmbajtura franceze dhe shqiptarët filluan pak nga pak të axhitohen, dhe një ditë të bukur veçse kur e pamë veten duke u rënë pjatave si “Lulëkuqet mbi mure”, duam mish e duam makarona. Se ata sillnin sallata…

Ermal Mamaqi: Ju çfarë funksioni kishit në këtë kohë?

Edi Rama: Unë, refugjat. Në fund fare protesta pati impaktin e duhur. Në darkë na sollën aq shumë makarona dhe mish. Ndërkohë që kapuçin e vura se në atë kohë zhvillohej lufta në Bosnjë dhe kishte një mungesë solidariteti për shkak se ishte një luftë ku ishin përfshirë myslimanët dhe unë kapuçin e vura për të thënë që jam mysliman.

Ermal Mamaqi: Në fakt, dukesh më shumë si taleban.

Edi Rama: Po mirë, pra, kjo ishte lidhja./TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.