Ballina / KOSOVA / Kryeministri në Londër: Me liberalizimin e vizave, ndalet migrimi
samiti i londres

Kryeministri në Londër: Me liberalizimin e vizave, ndalet migrimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson se me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Samitin e Londrës ku po merr pjesë.

Postimi i tij i plotë:

Në pjesën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, diskutuam për çështjet e sigurisë dhe migrimit Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Theksova përkushtimin e Kosovës që nga konsumues i sigurisë, të bëhet ofrues i saj në krah me KFOR-in dhe NATO-në.

Potencova faktin se, me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve.

Kosova nuk do të mbetet peng i së kaluarës dhe kemi qenë konstruktiv në raportet me vendet e Rajonit.

Samiti i Londrës ishte edhe një mundësi e mirë për ta dëshmuar historinë e vërtetë të Kosovës – përcaktimin tonë euro- atlantik. RH

@Fluidi

Provo po ashtu

lluka

Lluka: Për ta shpëtuar Telekomin, duhet të ulen pagat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka vizituar Telekomin e Kosovës me ç’rast është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.