Kryeministri në detyrë bisedoi me homologun e tij nga Sllovenia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë me Kryeministrin e Sllovenisë, z. Janez Jansha.

Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Jansha biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Jansha e përgëzoi Kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar.

U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Jansha theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Jansha theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.