boris johnson, britania e madhe, brexit, europa

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson vendoset nën kujdesin intenziv

Pas përkeqësimit të gjendjes nga koronavirusi, Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson (55) vendoset nën kujdesin intenziv, raporton agjensia e lahmeve Reuters.

Johnson ishte vendosur dje në trajtim hospitalor, meqë gjendja e tij nuk po pëmirësohej.

Ndryshe, Johnson ishte thuaja se kryeministri i vetëm i një shteti evropian që kishte sygjeruar që vendi të mos zbatojë masa kufizuese për shkak të COVID -19, ngase njerëzit duhet të fitojnë imunitet.

Ekspertët e shëndetësisë në Britani të Madhe kohë më parë deklaruan se në vendi kalon pandeminë me 20 mijë të vdekur, mund të quhet pak a shumë sukses, sepse ekzistonte frika që në rast të mos vetëizolimit, numri i të vdekurve të jetë shumë më i madhë.

Deri tash sipas Universitetit John Hopkins, anekëndë botës janë identifikuar rreth 1.3 milion raste të të prekurve me koronavirus, nga të cilët mbi 70,000 kanë vdekur. Mbi dhjetë raste të vdekjes janë regjistruar vetëm në SHBA. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.