Ballina / KOSOVA / Kryediplomati çek përgënjeshtron Presidentin e vet, thotë se s’ka çnjohje të Kosovës

Kryediplomati çek përgënjeshtron Presidentin e vet, thotë se s’ka çnjohje të Kosovës

Presidentit cek, i cili pas një takimi me homologun serb, Vuciq në Beograd tha se Çekia është duke e shqyrtuar mundësinë e çnjohjes së Kosovës, e ka kundërshtuar sot edhe ministri i jashtëm çek.

Ministri Tomas Petricek ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petricek në Twitter./InfoGlobi

Provo po ashtu

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.