Ballina / Kulturë / Krokodili, një film i shkurtër nga Tigrat

Krokodili, një film i shkurtër nga Tigrat

“Biznesi” në kryeshnosh, dalin me 10 mijë euro që nuk i kishin kurrë.

Mëngjesi e do ta fillosh me shfletimin e gazetës, por jo të gjithëve ju intersojnë lajmet. Për dikë, faqet e fundi të gazetës janë ditë për të filuar për së mbari.

Filmi “Krokodili” i bazuar në ngjarje të vërtetë, shpërfaqë dukurinë e të pasuruarit në kryeshnosh tek familjet e personave të vdekur.

Dy të rinj, me një veturë luksoze, shohin në gazetë se ka ndërruar jetë një biznesmen i njohur për rrethin. I hyjnë në shtëpi familjarëve të Sylës. Të emocionuar, e me histori rrënqethëse, derisa edhe lotë fillojnë t’I rrjedhn njërit prej këtyre dy të rinjëve, rrëfejnë për një borxh të papaguar të të ndjerit.

Rrëfimi  i tyre, bind kryefamilarin ta shlyej borxhin e mbetur prej 13 mijë eurove, që gjoja nga fillimi ishte 17 mijë euro. Dy të rinjtë, të ashtuquajtur miq të fëmijërisë me Sylën, “për shpirtin” e të ndjerit ia lënë familjes tre mijë euro.

Dalin nga ai kryeshnosh, me 10 mijë euro që nuk ishin kurrë të tyre.

Skenarin dhe regjinë e filmit “Krokodili” e ka bërë, James Fetahu, derisa në film luajnë aktorë të njohur si Avni Hoti, Fatos Kryeziu, etj.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

Foto e rrallë e ngritjes së flamurit në Shkodër më 1913

Një foto e rrallë është publikuar sot nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.