Një tërmet i fuqishëm prej 5.3 shkallësh ka goditur Kroacinë para pak minutash.
Tërmeti është shënuar në faqen zyrtare të EMSC, duke thënë se goditja ka ndodhur 48 kilometra në jug-lindje të Zagrebit.
Mediat e Zagrebit raportojnë se lëkundjen e tokës janë ndjerë të paktën 10 sekonda. Sipas të njejtave tërmeti ishte i fuqisë së 10 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte afër Petrinjë, diku rreth 48 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit.
Kroacia është goditur nga dy tërmete të tjera të fuqishme para pak ditësh, ku si pasojë ka pasur vdekje, dhjetra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Ekspertët paralajmërojnë se dridhjet e tokës në Kroaci mund të vazhdojnë gjatë disa muajve të ardhshëm. /infoglobi
