euro paga

Kriza shton miliarderët!

Raporti i ri i Forbes shpalon se aktualisht në botë egzistojnë 1645 miliarderë që peshojnë 6.4 bilion dollarë, e që është 1 bilion më shumë se vjet.

Gjatë vitit 2013 planeti Tokë u pasura me 260 persona që kanë pasuri në vlerë 10 shifrore. Në mesin e tyre 42 janë femra.

Nga 138 femra miliardere sivjet në rruzullin Tokësor jetojnë 172 sosh që është numri më i madh i miliardereve femra që kanë ekzistuar ndonjëherë në tokë.

Bill Gates ka rikthyer ‘kupën’. Pas katër vjetësh ai është sërish njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij, vjet është shtuar për 9 miliardë dollarë. Vlera e përgjithshme e pasurisë së themeluesit të Microsoftit është 76 miliardë dollarë.

infoGLOBI sjell listën e disa miliarderëve të botës.

Bill Gates – 76 miliardë dollarë
Carlos Slim – 72 miliardë dollarë
Amarcio Ortega – 64 miliardë dollarë
Warren Buffet – 58.2 miliardë dollarë
Larry Errison – 48 miliardë dollarë.
Gruaja më e pasur në botë është Christie Walti 36.7 miliardë e pasur nga Liliana Bettencourt që peshon 34.5 miliardë dhe Alice Walton me 34.3 miliardë dollarë.
Kapitali i 1645 miliarderëve është gati 90% e kapitalit të gjithëmbarshëm të planetit tokë, planet ky që ka 7.2 miliardë banorë.

Është për t’u habitur fakti se të pasurit u pasuruan edhe më shumë gjatë vitit 2013 kur botën e përfshiu një krizë e thellë ekonomike dhe financiare.

Ndërsa sipas globalissues gati gjysma e botës jetojnë me më pas se 2 dollarë në ditë./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.