Ballina / KOSOVA / Kritikohet tentativa për shfuqizimin e Speciales
gjykata speciale

Kritikohet tentativa për shfuqizimin e Speciales

Dy raporte ndërkombëtare brenda javës kanë kritikuar nismën e tre liderëve shtetërore, presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, të dhjetorit të vitit të kaluar, për shfuqizimin e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar raportin për Kosovën.

Në këtë raport si probleme kryesore janë përmendur të të drejtave të njeriut në Kosovë siç ishin sulmet ndaj gazetarëve, dhuna kundër personave të zhvendosur, korrupsioni endemik i qeverisë, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.

Me theks të veçantë në raport është përfshirë edhe nismën e 22 dhjetorit të vitit 2017 të një grupi deputetësh për shfuqizimin e ligjit për themelimin e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë, shkruan Insajderi.

“Disa parlamentarë thanë se kanë vepruar nën udhëzimet e udhëheqësve politikë”, specifikon raporti.

Në raport më tej thuhet se kjo nismë u pamundësua pas reagimit të fuqishëm të ndërkombëtarëve dhe partive opozitare.
“Nisma u përmbys nën trysninë e disa udhëheqësve opozitarë dhe komuniteti ndërkombëtar, por mbështetësit vazhduan përpjekjet për shfuqizim deri në fund të vitit. Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur ndonjë akuzë deri në fund të vitit”, thuhet në raportin e DASH.

Edhe në Raportin e Progresit i cili i është dorëzuar Kosovës para disa ditës, kritikon nismën e liderëve për shfuqizimin e Speciales.

“Përpjekjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në dhjetorin e vitit 2017 për të shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale kanë ngritur shqetësime serioze”.

“Do të jetë thelbësore që Kosova të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar dhe të tregojë përkushtim të plotë ndaj këtyre institucioneve”, thuhet në raportin e Progresit.

@Fluidi

Provo po ashtu

aktakuzë, drejtesi, judikature

Miratohet projektkodi penal i Kosovës

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, i cili para anëtarëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *