fbpx
kenget e muzika

Kritika absurde nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Kënga më e re e kënduar nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli, ka shkaktuar polemikë të madhe që është nxitur dhe sponsorizuar nga “Qendra Kosovare për studime gjinore” , duke e klasifikuar si këngë që shtyp gratë dhe promovon dhunën ndaj grave. Ky sulm kundër këngëtarës Shkurte Fejzës dhe tekstshkruesit Ilir Berani, sa është absurd po aq është edhe i qëllimshëm.

Shkruan: Behare Rexhepi Mr.sc PSIKOLOGE KLINIKE

Në një popull ku shprehitë e këqia dominojnë, është shumë vështirë të arrihet që ato të përmirësohen në dobi të shoqërisë, familjës apo individit, ngase pjesa dërmuese e kanë përvetësuar më dekada të tëra. E keqja shndërrohet në dukuri në jetën e përditshme, e për ata merret normale. Nëse dikush u propozon alternativë tjetër, në bazë të teorisë së psikologjisë së masës , të gjithë do ta sulmojnë e do ta etiketojnë si prishës të rendit dhe qetësisë së tyre.

Në psikologji dhe sociologji ekzistojnë shumë shembuj e rrefime se sa vështirë është që një njeri apo një institucion i tërë ekspertesh të bëjë përpjekje të ndryshojë për të mirë shprehitë e një grumbulli njerëzish, të cilet janë të bidur se veprojnë mirë dhe jetën e tyre e marrin normale. Cdo ndryshim tjetër që tenton t’ua ndërrojë bindjen e marrin jo normal. Lidhur më këtë janë bërë studime shkencore të shumta, por unë do t’i referohem sociolugut të njohur botëror Edward.A.T. i cili është përqendruar në mënyrën e edukimit të poujve jo të zhvilluar. Studimi i tij bazohet në analizën “strukturore-funksionale “, që tregon se, një sistem social formohet nga përbërësit tjerë që ndërlidhën ne mes veti dhe janë në varshmëri nga njëri-tjetri e që do më thënë se nuk mundemi të analizojmë një porblem pa iu referue edhe psh kulturës së atij populli, mentalitetit, krakterit….

Analiza e këngës “Nuse, mësuese “

Teksti i këngës përshkruan se të gjithë anëtarët e shtëpisë gëzohen për ardhjen e nusës dhe bëjnë çdo gjë, e madje e shkyejnë edhe detin nga gëzimi, që ajo të ndjehet e lumtur në mesin a anëtarëve të familjës si pjesë e barabartë e të cilëve do të jetë edhe nusja. Autori i tekstit Ilir Berani përmes këtyre dy vargjeve na e pasqyron një gëzim të përgjithshëm familjar që tani e tutje këtë gëzim do ta ndajnë edhe më nusen që po i shtohet familjës. Këto vargje nuk kanë asnjë fije urrejtje ndaj nusës, por janë të mbushura më emocione të forta të dashurisë për vajzën e cila do bëhet nuse e djalit të tyre.

Sa më shumë që thellohemi në mesazhin edukativ, aq më shumë këngës i shtohet vlera edukative (pa folur për vëlerën artistike (sepse nuk është qëllimi im), si psh në brendësi të vargjeve jepet mesazhi shumë edukativ e madje tradicional si :

“Me folë butë e më ndigju, nëna ty nuse t’ka mësu”. Në këtë varg, autori i tesktit iu është referue traditës shqiptare mijëravjeçare. Këto janë këshilla që secili prind shqiptar e amerikan, francez e meksikan e mëson vajzën e tij që ajo të jetë shembull për urtësi, punë dhe për edukimin e fëmijëve të saj.

Këshilla të ngjashme i japin prindërit e tërë botës të cilët nuk janë prindër të drogës, alkooholit, hajnisë e prostitucionit, por prindër që e duan jetën e ndershme e të qetë. Teksti vazhdon” Vjehrren ti më respektue, i nderon prindëerit e tu”, përmes së cilit tregohet edukata njerëzore ndaj më të moshuarit kushdoqoftë ai.

Cfarë e keqe është t’i respektosh të moshuarit?! Disa qëllimkëqinj ku e gjetën edhe më të voglën urrejtje ndaj gruas në këtë tekst?! Si munden disa të verbuar ta kritikojnë këtë tekst që ka për qëllim edukimin e fëmijës nga ana e prindërit?! Qe nga mosha fëmijërore secili prind se pari e mëson fëmiun që duhet të jetë i kujdesshëm ndaj një më të moshuarit e madje të moshuarin nga respekti të fillojë ta quaj BAC. Kur i thuhet diku “Bac” është nder , pra vjen nga edukata familjare e jo nga shkolla.

Të jemi të urtë, të dëgjueshëm është shenjë se ai/ajo kanë edukatë familjare , e jo e kundërta siç pretendon “Q.K.S. Gjinore” Në këto vargje nuk ekziston urrejtja, shtypja e as nëpërkëmbja e nuseve. Jo.

Më të çuditshme dhe më destruktive janë reagimet ndaj vargut “Ma e reja je n’këtë shpi. Dikush tjetër ma i vjetër punt ma mirë se ti i di.” Këto dy vargje Qendra Kosovare për Studime Gjinore , i paska trajtuar si urrejtësese ndaj grave. Këto dy vargje paskan shkaktuar panik në mesin e disave që domkracinë e marrin të pakufishme dhe e shndërrojnë në anarki.

Aty ku nuk respektohen rregullat , nuk ka as familje e aty ku nuk ka familje të pastër nuk kemi as shtet të pastër, sepse siç shkruan Platoni –familja është shtet i vogël. Këto dy vargje janë këshilla të përgjithshme që i jepen një të riu apo edhe një të moshuari kudo që hyn në një vend të panjohur. E keni vërjetur psh kur e këshillojmë dikë të mos zhytet më tutje ne det, sepse është thellë dhe mbytet ?! Kemi shumë raste kur e këshillojmë dikë për një vend, hapësirë ose ndonjë shoqëri të panjohur për të , e i themi ke kujdes mos folë shumë por dëgjo sepse ata nuk kanë dëshirë të folim për këtë apo atë gjë.

Në këto dy vargje ka vetëm këshilla siç ka në tërë tesktin e kësaj kënge. Cila është e keqja e këtij mesazhi që Qendra Kosovare për Studime Gjinore e paska klasifikuar si vargje urrejtjësese e vargje që shtypin gruan ?! Këta kritikues ose nuk janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja , ose janë të frustruar dhe deshirojnë jetë të shfrenuar ku nuk respektohen asnjë rregullë humane e as familjare, por ku droga dhe shfrenimet e ndryshme seksulae dominojnë në ato rrethe që nuk quhet jetë familjare normale, por jetë shfernuese destruktive e shoqërisë.

Me çfarë kompetence profesionale dhe intelektuale Luljeta Aliu po menduaka se teskti i këngës është naiv ?! Si ka guxim që një tekst të tillë ta klasifikojë si naiv, kur e tërë brendësia e tesktit bënë fjalë për këshillat që i jepën një nuses së re në një shtëpi që për herë të parë do të shkojë ? Po të bazohemi në baza juridike dihet se nëse thehen rregullat pasojnë ndëshkimet, por edhe në psikologji nëse nuk ka respekt të ndërsjelltë pasojnë kundër reakcionet. Nuk ekziston asnjë shoqëri e civilizuar e madje edhe e pa zhvilluar që toleron që dikush tjetër i ri të na shkatërron lumturinë e jetës së përditshme. Ilir Berani vetëm sa ia përkujton nusës se tani e tutje ajo duhet të fillojë një jetë të re në një familje të re që po e pranon ashtu siç është , por e cila duhet të respektojë rregullat elementare të jetës.

Komentët tjera denigruese, më përmbajtje urrejtëse ndaj tesktit nuk janë as për t’u shqyrtuar sepse ato janë aqë naive sa nuk duhet as të ndalemi për t’i trajtuar ato, sepse në tesktin e kësaj kënge që është objekt studimi, nuk flitet për zgjuarjen e nuses në orën pesë të mengjesit , as për darkën e as për virgjinitetin e nusës të poasardhur. Luljeta Aliu më djallëzi dhe perfiditet i vë në dilemë lexuesit dhe dëgjuesit këngës, e kur diçka shtrohet si dielmë natyrisht qe kemi edhe pajtime dhe mospajtime.

Si është e mundur që vargu « Më e re në këtë shtepi … te trajtohet si nepërkempbje e gruas , shtypje e gruas dhe anti nuseve në tërësi ?! Kudo në botë kur një njeri shkon për herë të parë në një zyre te një institucioni është dikush që ia tregon hyrjet, daljet, orarin, shprehit e drejtorit… gjë që pa dalur nga konteskit i tekstit të Ilir Beranit e shohim së mesazhi është i njejtë –këshilla një të riu në vend e hapësirë të re. Eshtë normale dhe krejtësisht humane që një i ri/ re t’i përshtatët rregullave të një institucioni të ri. Nese dikush është kundër kësaj, ai/ ajo kërkon jetë ku rregullat nuk ekzistojnë , e aty ku nuk ka rregulla nuk ka jetë të lumtur.

Relacionet nuse dhe vjehërrë

Qe nga paslufta e deri sot, shqiptarët janë duke menduar se nga sistemi okupues kemi kalaur në civilizim modern dhe në një shtet demokratik ku secili ka të drejt të bëjë e të veprojë sipas deshirës. Ne fakt, më domokraci nuk duhet të nënkuptohet edhe sjelljet shfrenuese. Demokracia përfundon aty kur ti ia shkelë të drejtën tjetrit. Askush në këtë botë nuk është i pavarur krejtësisht madje as supërfuqitë botërore nuk janë të pavarura , por çdo gjë ka varshmëri nga njëra-tjetra. Amerika ka nevojë për Rusinë dhe anasjelltas, siç ka nevojë nusja për vjehrrën edhe vjehrra për nusen. Nëse kërkohet pavarësi absolute nga vjehrra duhet që burri të ndahet nga prindërit, por jeta e tyre kurrë më nuk është e rehatshme e ndoshta as e lumtur.

Nga kjo nuk duhet të nenkuptojmë se nusja duhet të jetë skllave e burrit dhe vejhrrive të saj e as e kundërta. Për një jetë të lumtur duhet të kemi bashkëpunim reciprok dhe secili të lëshojë radhën tjetrit në disa raste. Kemi raste kur vjehrra është absolutikisht e keqe , siç kemi kur nusja është me shprehi të këqia. Cila vjehërrë e duron një nuse e cila kërkon të shkojë në diskotekë pa burrin e saj ? Cila nuse e duron një vjeherrë që kërkon që nusja t’i lajë këmbët ?!

Kënga « Nuse , mësuese » është një këshillë që u jepet vajzave të reja që ato të jenë të lumtura më burrin më të cilin do martohën dhe do krijojnë një familje të shendosh në të gjitha fushat. Ata që mendojnë të kundërtën me siguri që e duan një jetë të shfrenuar ku rregullat nuk ekzsitojnë.

Në popullin tonë ekzistojnë një numër i madh traditash që më kalimin e kohës dhe edukimin e brezit të ri ato do të eliminohen, mirëpo asgjë nuk mundet të ndryshohet pa kritika konstruktive dhe pa edukimin e brezit të ri permes sistemit shkollor. Kritikat konstruktive janë të shumënduarshme e veçmas mesazhi më i lehtë përçohet permes, literaturës, filmit, teatrit, këngëve…

Në vitet e pasluftës Kosova është shndëruar në një rezervat natyror eksperimental, ku janë hapur OJQ të shumta të cilat nuk kanë për qëllim të ngritijes së mirëqenies së popullit, por derdhen shuma parash marramendësese për eksperimente të ndryshme në shumë fusha.

Nuk kemi OJQ për mungesë të ujit të pijshëm, nuk kemi OJQ për ndaljen e rrymës dhe dëmëve që i shkakton aparateve shetpiake, nuk kemi OJQ kundër analfabetizmit që në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë, nuk kemi OJQ për shpërnguljet masive që po zbrazët Kosova me qindëramijëra çdo vit, por kemi shoqata qe kujdesen për të drejtën e qenëve endacak që po i mbytin fëmijët tanë duke shkuar në shkollë. Nuk kemi shoqata që mbrojnë gjyshërit tanë nga nusët që i privojnë t’i vizitojnë nipat e mbesat e tyre edhe në ditët e fundit të jetës se tyre! Sot, mbi 80% e gjysheve tona nuk i shohin fëmijët e fëmijëve të tyre, sepse nusja është “modernizuar “ dhe ka dalur të jetojë më burrin që më lirë të bëjnë jetë të shfrenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.