Krishtlindja në Betlehem

Mijëra besimtarë të krishterë u mblodhën në qytetin e Betlehemit, në Bregun Perëndimor, për të festuar në vendlindjen e Krishtit.

Në meshën në Kishën e Lindjes së Krishtit, në vendin ku të krishterët besojnë se lindi Krishti, mori pjesë presidenti palestinez Mahmoud Abbas, së bashku me zyrtarë dhe pelegrinë nga mbarë bota.

Arqipeshkvi Pierbattista Pizzaballa, kreu i Kishës Katolike në Tokën e Shenjtë, lavdëroi ata që ndjekin shembullin e Krishtit, ndërsa dhuna dhe ndasitë e thella përshkojnë Tokën e Shenjtë e kohëve moderne.

Festimet e Krishtlindjes kremtojnë ata që kanë dëshirën për të dashuruar njerëzimin dhe ata që sakrifikojnë për të. Këtu në Tokën e Shenjtë, jo vetëm sot por edhe çdo ditë të vitit, ka shumë njerëz që e festojnë lindjen e Krishtit në këtë mënyrë, dhe jo vetëm të krishterët. Për ta shkojnë falenderimet tona më të sinqerta dhe inkurajimi që të vazhdojnë të shërbejnë si shpresë për të gjithë ne”, tha Arqipeshkvi Pizzaballa.

Më herët, ai pati udhëtuar përmes barrierës ushtarake izraelite, ku dha gjithashtu mesazhin e paqes.

Në përfundim të meshës, kryepeshkopi ftoi zotin Abbas për të adhuruar një relikë të drunjtë që mendohet se daton nga lindja e Krishtit, në shenjë vëllazërimi dhe bashkimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.