Kriptovalutat pësojnë një ulje të lehtë

Pas një jave të vështirë në tregun e kriptovalutave, veçanërisht të Bitcoin, çmimi i tyre filloj të stabilizohet. Por ky stabilizim nuk po duket i sigurt, ku prapë ato Brenda 24 orëve të fundit pësuan një rënie të lehtë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 7,954.18 dollarë, me një rënie prej 10.31 për qind Brenda 24 orëve të fundit.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka rënie, gjithashtu Ethereum ka rënë me 10.99 për qind, Litecoin me 12.22 për qind dhe Bitcoin Cash me 7.89 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë kapital më të madh të tregut, Ripple ka pësuar rënien më të madhe prej 18.27 për qind.
Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), thonë se kriptovalutat si Bitcoin dhe bankat e firmat financiare që i tregtojnë, duhet të jenë brenda një kuadri të rreptë rregullator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.