Ballina / Shëndet & Fitnes / Kripa mund të ndalë dhimbjen e migrenës (Reçeta)

Kripa mund të ndalë dhimbjen e migrenës (Reçeta)

Migrena është ndër sëmundjet më të zakonshme dhe karakterizohet nga dhimbje të tmerrshme të kokës. Pra, ajo padyshim se është shkatërruese dhe thuajse e papërballueshme.

Shumica e njerëzve që e përjetojnë këtë lloj të dhimbjes së kokës, i drejtohen ilaçeve farmaceutike – të cilat ofrojnë zgjidhje të përkohshme dhe shpeshherë nuk ofrojnë fare ndihmë.

Por, fatmirësisht ekziston një ilaç natyral për migrenën, i cili përbërës kryesor e ka kripën.

Për ta trajtuar migrenën, duhet të zgjidhni kripë të kualitetit të lartë, siç është kripa kristale e Himalajës. Kjo kripë është ndër më të kompletuarat në botë dhe është e paketuar me 84 minerale, elektrolite dhe elemente tjera.

Prandaj, kjo kripë mbetet një zgjidhje e përsosur për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, të cilat shkaktohen nga migrena. Sidoqoftë, përveç këtyre, kripa e Himalajës edhe jua përmirëson sistemin e imunitetit, i balancon nivelet në enët e gjakut dhe e rikthen balancimin e elektroliteve dhe alkalinës në trup.

Përbërësit:

– Gjysmë lugë gjelle kripë të Himalajës

– Gjysmë limoni

– Një gotë ujë

Përgatitja e këtij ilaçi është tejet e thjeshtë: shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe shtojani kripën. Këtë pije pijeni menjëherë dhe do t’i vëreni efektet lehtësuese.

Check Also

perimet

Perimet që largojnë ankthin, depresionin dhe atakun kardiak

Magnezi është një përbërës i rëndësishëm për trupin e njeriut dhe për proceset natyrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *