fbpx
krimineli_InfoGlobi

Krimineli më i njohur i shekullit XX, në gjendje të rëndë shëndetësore

Psikopati është në gjendje kritike dhe është transportuar në spital: “Nuk do të përfundojë mirë, vetëm është çështje kohe..”

Lideri famëkeq i kultit dhe vrasësit masiv Charles Manson, porositës i vrasjes së aktores Sharon Tate në vitin 1969, është në spital dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet, shkruan në faqen informative TMZ.

Vrasësi me tatuazh “svastkë” në ballë, i vjetër 83 vjeç, është transportuar urgjentisht në spital në Bakersfield në Kaliforni, para tri ditësh.

Aty i është nënshtruar analizave.

“Nuk do të kryhet mirë për të”, thotë burimi.

Njëri prej kriminelëve më të njohur në SHBA gjendet në burg për më shumë se 40 vite.

Ai u dënua me vdekje në vitin 1971 me katër idhtarë të vet për shkak të vrasjes së shtatë personave, në mes të cilëve edhe të Sharon Tate, e cila në atë kohë ishte bashkëshortja e Roman Polanski’t dhe shtatzënë tetë muaj e gjysmë, në gusht 1969.

Dënimet e tyre u ndryshuan në burgim të përjetshëm.

Manson kah fundi i vitit 2014 ka kërkuar leje që të martohet me 26 vjeçen Afton Elaine Burton, gjë që nuk ndodhi.

Në vitin 2012 ka parashtruar një nga kërkesat e panumërta që të lirohet përkohësisht, e cila i është refuzuar.

Tani, nëse është gjallë, duhet të pres vitin 2027 për të parashtruar kërkesën e re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.