Ballina / Kulturë / Krijohet “audio” biblioteka. Librat tani mund t’i dëgjoni!
Egzon Bunjaku libra me ze

Krijohet “audio” biblioteka. Librat tani mund t’i dëgjoni!

“Platforma online për regjistrim të librave “libra me zë” është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat, të cilat do të plasohen në uebfaqe.

Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe është mbështetë financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Egzon Bunjaku, ideator i iniciativës platforme online “Libra me zë”, tha  se kjo platformë do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, por edhe fëmijëve.

Ai thotë se rreth kësaj platforme janë të angazhuar mbi 100 aktivistë të cilët kontribuojnë në forma të ndryshme si në mbledhjen e fondeve, në leximin e librave, në angazhimin për marrjen e autorizimeve për leximin e librave dhe shume forma të tjera.

Bunjaku u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë platformë t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.

Sipas tij Uebfaqja, www.librameze.com, do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë.

Provo po ashtu

Danilo Kish: Këshilla shkrimtarit të ri

“Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese.” “Qëndro larg nga parimet.” “Ki mendjen të mos …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.