fbpx

Kredi 500 mln euro për zbutjen e papunësisë

Qeveria bullgare ka miratuar një projekt-kërkesë për ndihmë financiare prej 1 miliard BGN (mbi 500 milionë EUR). Kërkesa do t’i adresohet Komisionit Europian sipas instrumentit SURE për zbutjen e rreziqeve të papunësisë. Ndihma financiare është në formën e një kredie.

Fondet kërkohen në mbështetje të masave kundër pasojave negative socio-ekonomike të krizës së koronavirusit. Ato do të përdoren për të ruajtur punësimin e rreth 250,000 punëtorëve deri në fund të këtij viti dhe për të përmirësuar stabilitetin e sistemit të përfitimeve të papunësisë, raporton BNR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.