Ballina / KOSOVA / Krasniqi: Shqetësuese deklarata e ish agjentëve të UDB-së !

Krasniqi: Shqetësuese deklarata e ish agjentëve të UDB-së !

 Kreu i Kuvendi Jakup Krasniqi, i ka quajtur shqetësuese deklaratat e ish tre agjenteve të UDB-së, kohë më parë në media, ku sipas tyre edhe tani ka agjendë të kësaj organizate, në Qeveri, Kuvend dhe në Universitetin e Prishtinës.

“Është shqetësuese kjo, sepse në Kosovë ende nuk i kemi ligjet për t’i ndaluar spiunimet edhe të organeve tjera në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ai theksoi se Këshilli për Siguri, AKI dhe Prokuroria është dashur t’i marr në pyetje ata për të ditur se kush janë agjendët që punojnë ende për një shërbim të huaj, për një shërbim që e dim se krejt qka ka bërë prej 45 vjetëve të kaluara.

“Këto qështje duhet të merren parasysh, dhe ata emera duhet të dilën në opinion dhe të dinë kush janë ata”, tha kryeparlamentari Krasniqi. Për deklaratat e ish tre agjendëve ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi, ku këto deklarime I ka quajtur ringjallje të teveqelëve, dhe të njerëzve që vetëm dëmë I kanë bërë këtij vendi.

“Unë për veten timë nuk kam mundur ta merrja me mend që do të ringjalleshin gjelat të cilët nuk i kanë ngacmuar, nuk i ka prekur nuk i ka anatemuar, nuk i ka përmendur këto 15 vjet pas luftës, me mendimin që do të reflektojnë, do të pendohen dhe do të struken në jetën e tyre familjare, pa i etiketuar askush dhe pa ua kujtuar të kaluarën e tyre. Megjithatë, tani kur shohim se zhvillimet janë stërkequr shumë keq neve na imponohen që të bëjmë një vështrim për të kaluarën tone”, tha deputeti Krasniqi.

Reagimet e kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe të deputetit Halit Krasniq, erdhën pas deklaratve të tre ish agjendëve të UBD-së, kohë me parë në media, se në institucionet e Kosovës ka ende spiunë të tillë.

Provo po ashtu

Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit

Banorët e lagjes Veternik, kanë protestuar për shkak të një kanalizimi i cili qëndron i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.