Frashër Krasniqi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes ka respektuar në përpikmëri vendimin që ti rri larg 5 metra deputetit të Nismës , Milaim Zekës.
Siç ka raportuar infoGlobi, këtë vendim Gjykata e kishte marr të dielën, si masë preventive nga incidentet eventuale që do të mund të ndodhin , pas incidentit të se premtës në hapësirat e TV Klanit, ku Krasniqi kishte grushtuar, Zekën.
Deri tek përleshja fizike, si dihet, erdhi kur Zeka e quajti Krasniqin, kriminel, përdhunues, picimul, lahper, e në fund edhe lopë.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës (e hënë) në sallë ndodheshin të dytë , por nuk ndodhi asnjë incident.
Ndryshe, drejtësia ia ka ndaluar Krasniqit që t’i afrohet Zekës 5 metra brenda Kuvendit të Kosovës dhe 100 metra jashtë Kuvendit.
Gjatë seancës Krasniqi në asnjë moment nuk i është ofruar Zekës dhe ka respektuar distancën maksimalisht. /infoglobi/m