kraja, Rumia, shkodra, ulqini, mali zi, shqiperia, kosova, gezim mavriqi, new york

Kraja si në përralla

Shtrihet  në mes malit të Rumisë dhe Liqenit të Shkodrës

Kraja, bukuria e fshehur mes maleve e liqenit vetëm 40 minuta nga Ulqini e Shkodra.

Shtrihet  në mes malit të Rumisë dhe Liqenit të Shkodrës. Kjo trevë shqiptare e cila ndodhet në Mal të Zi kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më shum turistë të cilët janë në kërkim të ajrit të pastër e natyrës së qetë.

Kraja është një vend ideal për të bërë shëtitje në natyrë, xhiro me biçikletë malore.  Kraja e bukur në mes të një natyre të paprekur, shijon peisazhet që ofron shetitja nëpër Liqenin e Shkodrës, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale.

Krajës i mungon investimi që të zhvillohet turizmi, por natyra i ka ofruar shumë bukuri që vizitorëve ju mundëson aventura dhe peisazhe mbresëlënëse.

Videoja e xhiruar nga Gëzim Mavriqi “Kraja – Thesar i pazbuluar” e cila është mbeshtetur nga Shoqata “Kraja” në New Yourk.

Pajmet do të tregojnë  për natyrë e paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë.

Kraja: https://www.youtube.com/watch?v=cXo7LwRbI90

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.