Krahas Podujevës edhe Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është propozuar për zv.kryeministër dhe ministër të Pushtetit Lokal të kabinetit të ri qeveritar. Ai fitoi votat e duhura që do të thotë se Mitrovica e Veriut duhet të shkojë në zgjedhje.

Krahas Mitrovicës së Veriut, në prak të zgjedhjeve është edhe Podujeva, ku për gati 20 vite kryetar ka qenë Agim Veliu nga LDK-ja, i cili nga sot është Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.

Kabineti i ri qeveritar u votua të mërkurën dhe do të drejtohet nga Kryeministri Avdullah Hoti (LDK). Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje, nuk është pjesë e qeverisë së re.

Vetëvendosje po kërkon zgjedhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.