Ballina / KOSOVA / KQZ vazhdon të jetë jofunksional
KQZ
KQZ

KQZ vazhdon të jetë jofunksional

Në kohën kur flitet shpesh për zgjedhje të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë jofunksional, pasi nga prilli nuk janë emëruar anëtarët që vijnë nga partitë politike. LDK-ja e fajëson presidentin për këtë vonesë, ndërsa njohësit e të drejtës kushtetuese, thonë se është shumë e qartë çështja e përfaqësimit të partive në KQZ.

Lidhja Demokratike e Kosovës që po kërkon zgjedhje të parakohshme, është shprehur e shqetësuar për faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë jashtë funksionit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, e fajëson presidentin Hashim Thaçi për bllokimin e KQZ-së, duke thënë se ai po vazhdon të krijojë pengesa. Një prej tyre, sipas Beqirit, është edhe kërkesa për sqarim që presidenti ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka qenë e panevojshme, por qëllimi për mendimin tonë i tij, është që të blejë kohë dhe t’i bllokojë gjërat, sepse sipas rregullave të aplikuara deri më tani dhe konform situatës pas zgjedhjeve të reja, i bie që LDK-ja duhet t’i ketë dy anëtarë në KQZ, dy Vetëvendosje, një PAN-i që kanë qenë bashkë në zgjedhje dhe të tjerat janë komunitetet”, tha Beqiri për Radio Kosovën.

Beqiri theksoi se LDK-ja i ka dërguar komentet e veta në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje dhe pret veprim të shpejtë nga ana e presidentit për zhbllokimin e KQZ-së.

Sipas studiuesit të së Drejtës Kushtetuese, Durim Berisha, Gjykata Kushtetuese nuk do duhej ta pranonte fare kërkesën e presidentit Thaçi sa i përket çështjes së KQZ-së, ngase thotë se çështja e përfaqësimit të partive në KQZ dhe e ndarja e grupeve parlamentare është qartësuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014, kur i ishte kërkuar interpretim për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Presidenti është dashur t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ në përputhje me rezultatet zgjedhore të certifikuara nga KQZ-ja, dhe nëse ndonjëri nga grupet parlamentare do të kishte dilema rreth kushtetutshmërisë së vendimit, ata do të kishin mund ta referonin rastin në Gjykatën Kushtetuese, por puna e KQZ-së, nuk do të ishte bllokuar”, thotë Berisha për Radio Kosovën.

Grupet parlamentare të formuara pas konstituimit të Kuvendit, sikur që janë AAK, NISMA të dala nga koalicioni me PDK-në i quajtur PAN dhe PSD-ja e dalë nga Vetëvendosje, po kërkojnë hise në KQZ, andaj kjo ka bërë që të bllokohet ky institucion nga pranvera. Presidenti ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, por tash e dy muaj ky institucion nuk ka marrë ende një vendim lidhur me këtë. Gjykata është në pritje të përgjigjeve nga gjykatat kushtetuese të shteteve anëtare të Komisionit të Venecias, për të bërë analizën krahasimtare, duke u bazuar në përvojat dhe praktikat e tyre në rastet e ngjashme./rtk

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.