Ballina / KOSOVA / KQZ shpall rezultatet përfundimtare, NISMA mbetet jashtë parlamentit
KQZ
KQZ

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, NISMA mbetet jashtë parlamentit

Sot KQZ-ja ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këto janë përqindjet e partive dhe numrin e deputetëve që kanë fituar:

Vetëvendosje: 26.159 %, 32 deputetë

LDK: 24.458%, 29 deputetë

PDK: 21.163 %, 25 deputetë

AAK-PSD: 11.477 %, 14 deputetë

Lista Serbe: 6.754 %. 10 deputetë

Shpallja e rezultateve dhe certifikimi do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 44.72%.

“Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.45 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.16 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47 për qind, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98 për qind”, ka njoftuar ajo.

Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 29, PDK-ja, 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve.

Pas përfundimit të afatit prej 24 orësh për ankesa, ky Komision do ta bëjë certifikimin e rezultateve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Në garë kanë marrë pjesë 25 subjekte politike . Mbështetur në të dhënat preliminare këto zgjedhje kanë sjell për herë të parë Vetëvendosjen si fituese, kurse pas disa vitesh në pushtet kanë nxjerr në opozitë PDK-në.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, Komisionerët që keqpërdorën votat – deri në 5 vjet burg

Kështu do të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës e parasheh mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Aty përcaktohet se Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Zgjedhjet u mbajtën për shkak dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ishte ftuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë. Përkundër kësaj dorëheqje Haradinaj ka marr pjesë në garën zgjedhore. /infoglobi

 

Provo po ashtu

kriteret per liberalizim

Vizat varen nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Çështja e liberalizimit të vizave kryekëput varet nga kriteri i papërmbushur që ka të bëjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.