KQZ
KQZ

KQZ shpall rezultatet pas procedurave. Pritet vendimi i supremes për ate të PZAP-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në Gjykatën Supreme, lidhur me 392 pako me fletëvotime të dërguara përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, u shpreh se nga Gjykata Supreme janë njoftuar se është një ankesë dhe se nuk mund të publikojnë rezultate pa marrë konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim.

“Më lejoni t’ju informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë. Rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, tha ai.

Ai tha se tash duhet të pritet 72 orë që Gjykata Supreme të vendosë lidhur me ankesën.

Ndërsa, Mul Desku nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, bëri të ditur se kanë pasur vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se për të njëjtën kanë marrë vendim.

Sa i përket kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora, Desku tha se është hedhur si e palejuar ankesa dhe të gjitha arsyetimet janë të përfshira në vendimin e PZAP-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.