fbpx
Fuad Ramiqi, LISBA, infoglobi, KQZ

KQZ pezullon 7 parti, në mesin e tyre edhe LISBA-në

Komisioni Qendror Zgjedhor ka pezulluar shtatë parti për shkak se nuk i kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore. Një nga to është edhe partia LISBA e Fuad Ramiqit.

Në mbledhjen e mbajtur sot, lidhur me procesin zgjedhor, KQZ-ja pezulloi partinë islamike LISBA dhe gjashtë parti tjera për mosbajtjen e kuvendeve zgjedhore.

Diçka e tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur KQZ-ja kishte bërë të ditur se LISBA dhe disa parti nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Ndryshe, themeluesi i kësaj partie, Fuad Ramiqi, është ende në proces gjyqësor i akuzuar për nxitje të urrejtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.