Ballina / KOSOVA / KQZ : Pa votat me kusht, në Prishtinë fitues është Shpend Ahmeti
shpend ahmeti
Shpend Ahmeti

KQZ : Pa votat me kusht, në Prishtinë fitues është Shpend Ahmeti

KQZ ka procesuar numërimin në të gjitha vendvotimet e Komunës së Prishtinës.

Fitues sipas rezultateteve preliminare të KQZ doli kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, por ky nuk është verdikti final i votuesve, sepse kanë ngelur pa u numëruar edhe votat me kusht.

Këtu keni LINKUN ku mund të shihni rezultatet. Në këto rezultatet nuk janë përfshirë votat me kusht/postë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se kandidati i lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka marrë 41.403 vota (vetëm 3.109 vota më shumë se më 22 tetor, do të thotë as një e treta e votave të premtuara nga AKR nuk shkuan për Ahmetin ) , ndërsa kandidati i i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi 41.096 ose 9.668 vota më shumë se që i kishte fituar më 22 Tetor.

Aktualisht diferenca mes tyre është vetëm 307 vota, që do të thotë se ky rezultat mund të përmbyset nga numërimi i votave me kusht e postë.

prishtine, kqz

Më 22 Tetor, në raundin e parë të zgjedhjeve Shpend Ahmeti kishte marr 667 vota me kusht, kurse Arban Abrashi 506 vota.

Gjithësej vota me kusht në raundin e parë zgjedhor në Komunë të Prishtinës u regjistruan 1545. Pas Abrashit e Ahmetit me vota me kusht kanë prirë kandiadti i AKR-së (203 vota), ai i PDK-së (87 vota) , pastaj kandidati i AAK-së me 54 vota dhe tre kandidatët e tjerë me gjithësej 31 vota.

KQZ nuk ka dalur me të dhëna të sakta se vota janë me kusht për Prishtinë në raundin e dytë zgjedhor, pra për 19 Nëntor, por besohet se edhe kësaj radhe në vota duhet të kenë dalë rreth 1500 votues.

arban abrashi_infoglobi_2017
Arban Abrashi, LDK

Shpend Ahmeti gjatë katër viteve të fundit ka drejtuar Komunën e Prishtinës, kurse posti i fundit i Arban Abrashit, para zgjedhjeve lokale, ishte ai i Ministrit të Kosovës për Mirëqenje, Punë e Çështje Sociale. /e.b.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.