fbpx
KQZ
KQZ

KQZ miraton raportin, për zgjedhje u shpenzuan 4 milion e 38 mijë e 768 euro

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka miratuar raportin përfundimtar të shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor.

 Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 4 milion e 38 mijë e 768 euro. Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv.   , transmeton InfoGlobi.

Raporti thotë se numri më i madh i mjeteve është shpenzuar për pagesa të Këshillave të Vendvotimit dhe stafin ndihmës, të cilët kanë qenë rreth 25 mijë. Për të paguar gjithë këta persona janë shpenzuar 1.7 milion euro.

Raporti u miratua gjatë seancës së sotme (e shtunë) të KQZ./infoGlobi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.