Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / KQZ: 313 vendvotime ‘shkojnë’ në rinumërim

KQZ: 313 vendvotime ‘shkojnë’ në rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka marrë vendim që 313 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Sipas Komisionit 303 vendvotime do t’i nënshtrohen rinumërimit pasi janë evidentuar gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat, ndërsa në10 vendvotime tjera është vërejtur mungesa e votave të kandidatëve, të disa fletëve të formularëve të rezultateve si dhe disa mungesa të nënshkrimeve.

Rinumërimin e këtyre vendvotimeve në mbledhjen e KQZ-së e ka rekomanduar Qendra e Numërimit të Rezultateve.

Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime.

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

LEXO EDHE:

PZAP vendosi: Nuk ka rinumërim votash

Përfundon numërimi i votave. Ja renditja e partive

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100 për qind të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 203.052, vota apo 25,48%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 197.702 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 169.211, apo 21.24%.

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është ftuar nga prokuroria speciale për krime të luftës, institucion ky i Kosovës me seli në Hagë. Në garë kanë marrë pjesë 25 subjekte politike, nga të cilat 20 ishin parti, kurse të drejtë vote patën 1.937.868 votues të regjistruar, përfshirë këtu edhe ata të diasporës.

Në votime sipas KQZ-së kanë dalur 43.20 për qind e qytetarëve me të drejt vote. /infoglobi

 

Provo po ashtu

federata e futbollit te kosoves, biletat online, uefa, fifa, euro2020

Biletat e kombëtares ofrohen te stërshitësit me kthim, Federata nuk jep raportin

Para fillimit të ndeshjeve kishte shumë oferta edhe të biletave VIP, por edhe pasi ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.